Osmani: Kemi ankimuar vendimet e KSHZ-së, do të paraqesim kallëzim ndaj anëtarëve të KSHZ-së

Maqedonia

Osmani: Kemi ankimuar vendimet e KSHZ-së, do të paraqesim kallëzim ndaj anëtarëve të KSHZ-së

Më: 15 maj 2024 Në ora: 17:16
Bujar Osmani

Bujar Osmani nga Fronti Europian në koherencën e sotme për shtyp tha se partitë e tjera politike në vend po bëjnë çmos që të mos lejojnë që një parti politike shqiptare të jetë e dyta vend.

“Opinioni vendor dhe ndërkombëtar ishin dëshmitarë të shkeljeve brutale të procedurave në KSHZ dhe vjedhjes evidente partiake dhe institucionale me vendimin për rivotim në vendet ku saktë ishin definuar se kanë fituar”, tha Osmani.

Ai tha se këto veprime kanë për qëllim moslejimin e një partie shqiptare që të jetë e dyta, zbutjen e humbjes tek partia shqiptare dhe njollosja e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor në kushte kur qeveria që organizon zgjedhje është e udhëhequr nga një kryeministër shqiptar.

Osmani shton se Fronti Europian ka ankimuar vendimet e KSHZ-së në Gjykatën Administrative, ndërsa paralajmëroi edhe kallëzim penal kundër anëtarëve të KSHZ-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat