Nisin takimet e grupeve të punës OBRM-PDUKM-VLEN, Azir Aliu: Do flasim për metodologjinë e punës, për resorët

Maqedonia

Nisin takimet e grupeve të punës OBRM-PDUKM-VLEN, Azir Aliu: Do flasim për metodologjinë e punës, për resorët

Më: 16 maj 2024 Në ora: 15:20
Azir Aliu

Ditën e sotme kanë filluar bisedimet mes grupeve të punës të OBRM-PDUKM-së dhe VLEN-it, për formimin e Qeverisë së re.

Në një deklaratë për mediat, Azir Aliu, tha se pas takimit do të ketë komunikatë nga partitë.

“Do të flasim për metodologjinë e punës dhe dinamikën e punës”, ka theksuar Aliu. Në pyetjen se sa takime pritet të mbahen, Aliu tha se do të shohin dhe se takimi i ardhshëm do të jetë më konkret sa i përket resorëve.

Ekipin negociues të VLEN e përbejnë: Azir Aliu, Visar Ganiu, Adnan Azizi dhe Bashkim Murtezi. Ndërkohë OBRM-PDUKM-ja në negociata përfaqësohet nga Aleksandar Nikollovski, Vllado Misajllovski, Gordana Dimitrievska dhe Timço Mucunski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat