Shqiptohen 108 gjoba në Shkup, nëntë për vozitje pa patentë shofer

Maqedonia

Shqiptohen 108 gjoba në Shkup, nëntë për vozitje pa patentë shofer

Më: 17 maj 2024 Në ora: 09:29
Policia

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (16.05.2024) ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit.

Dje  janë shqiptuar 108 masa.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 108 masa.

 Nga të cilat nëntë masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, katër masa për kalim në semaforë të kuq, shtatë masa për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të automjetit, 8 masa për mospërdorim të rripit të sigurisë…”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat