QMK: Zjarrfikësit e Shkupit dhe Tetovës shuan tre zjarre në hapësira të hapura

Maqedonia

QMK: Zjarrfikësit e Shkupit dhe Tetovës shuan tre zjarre në hapësira të hapura

Më: 19 maj 2024 Në ora: 19:08
Foto ilustrim

Qendra për Menaxhim me Kriza njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar tre zjarre aktive në hapësira të hapura.

QMK-ja e Shkupit ka pasur dy intervenime për shkak të zjarrit në rrugën “Ferid Zairi” në Komunën e Çairit dhe te Liqeni Treska në Komunën e Sarajit.

QMK-ja e Tetovës njoftoi se ka pasur intervenim në Çiflik të Komunës së Zhelinës.

Po ashtu nga QMK bëjnë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 1.491 thirrje në numrin për raste emergjente. Prej tyre, 63% kanë qenë raste reale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat