Gjykata i hedh poshtë bisedat e përgjuara si dëshmi në rastin ‘Trista’

Maqedonia

Gjykata i hedh poshtë bisedat e përgjuara si dëshmi në rastin ‘Trista’

Më: 31 korrik 2017 Në ora: 14:46
Ilustrim

Këshilli për vlerësimin e aktit prokurorues të Gjykatës Penale ka sjellur vendim që bisedat e përgjuara për rastin ‘Trista’ të menjanohen dhe të mos shfrytëzohen si dëshmi në procedurën e mëtejshme.

Në hedhjen e dëshmive, gjykata thirret në atë se këto dëshmi ishin të paligjshme dhe se para më shumë se një viti, gjykata vendosi që këto biseda të mos merren parasysh në procedurën e dëshmive.

Vendimi për anashkalimin e dëshmive e ka konfirmuar edhe PSP-ja dhe paralajmëron se do të dorëzojë ankesë deri te Gjykata e Apelit. Afati për dorëzimin e ankesës është tre ditë, bën të ditur Novatv.

Përndryshe, në prill 2017, Gjykata e Apelit për rastin ‘Spiun’ të cilën PSP e morin nga Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion, bisedat e përgjuara ishin pranuar në procedurë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat