Kandidatët e VMRO-së për kryetar komunash

Maqedonia

Kandidatët e VMRO-së për kryetar komunash

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 18:31
VMRO-DPMNE

Nga VMRO-DPMNE-ja sot i publikuan kandidatët e parë për kryetar komunash në zgjedhjet lokale që vijojnë

. Siç informoi sekretari i përgjithshëm i partisë, Hristian Mickoski, bëhet fjalë për këto persona: Kirurgu oral Marijan Bajraktarov si kandidat për kryetar komune në Strumicë, për në Petrovec kandidat është Borçe Mitrevski, kurse kryetari aktual i Velesit Slavço Çadiev do të garojë edhe për një mandat të ri.

Toni Zatkovski do të kandidohet për vendin e kryetarit të komunës në Krivo Gashtan, kurse deputeti aktual Zoran Gjorgjievski do të kandidohet për komunën e Kumanovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat