Armata e Maqedonisë gjuan me artileri

Maqedonia

Armata e Maqedonisë gjuan me artileri

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 22:45
Armet

Sot, rreth orës 19 banorët e Shkupit u shqetësuan nga zëra të eksplozionit për të cilët më vonë erdhi kumtesë nga Gjeneral shtabi i ARM-së se janë vetëm prova për aktivitetet e ceremonisë së përvjetorit të ARM-së që do të mbahen nesër.

“Rreth orës 19, ARM-ja bëri gjuajtje kryesore provë me artileri të rëndë nga kazerma Ilinden për ceremoninë e nesërme qendrore me rastin e Ditës së ARM-së”, njoftuan nga Zyra për marrëdhënie me publikun e Gjeneralshtabit të ARM-së.

Për ceremoninë e ditës së nesërme, në ora 19 paralajmërohen dhjetë gjuajtje me artileri të rëndë për këtë përvjetor të ARM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat