Sheqerinska viziton ushtarët e Maqedonisë në kazermën Cerklje të Sllovenisë

Maqedonia

Sheqerinska viziton ushtarët e Maqedonisë në kazermën Cerklje të Sllovenisë

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 22:39
Radmilla Sheqerinska vizitoi ushtarët e Maqedonisë në kazermën Cerklje në Slloveni

Ministrja e mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Radmilla Sheqerinska, sot vizitoi ushtarët e Maqedonisë në kazermën Cerklje në Slloveni, që ndodhen aty si pjesë e stërvitjes për mbrojtje kundër ajrore me kolgët e tyre slloven.

Siç informojnë nga Ministria e mbrojtjes, gjatë vizitës së saj Sheqerinska ka ndjekur stërvitjen për mbrojtje kundër ajrore, qëllimi i së cilës është përforcimi i aftësive për planifikim dhe kryerje të mbrojtjes kundër ajrore dhe njëkohësisht të përmirësohet interoperabiliteti ndërmjet dy Armatave.

“Këto stërvitje e vërtetojnë bashkëpunimin e shkëlqyer në sektorin e mbrojtjes ndërmjet dy shteteve tona dhe e përforcojnë partneritetin, ka thënë Sheqerinska, duke shprehur kënaqësinë që ushtarët slloven, në tetor, në poligonin ushtarak “Krivollak”, së bashku e ushtarët e ARM-së do të jenë pjesë e përbashkët e stërvitjes usharake “Sfida 17”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat