Personi i sëmurë në Gostivar, ka votuar sot dhe pas një ore ka ndërruar jetë

Maqedonia

Personi i sëmurë në Gostivar, ka votuar sot dhe pas një ore ka ndërruar jetë

Më: 28 tetor 2017 Në ora: 21:37
ilustrim

Në Komunën e Gostivarit sipas të dhënave nga Komisioni Komunal Zgjedhor, për rrethin e dytë votuan sot 123 te sëmurë që shënon 39 persona më tepër nga raundi i parë i datës 15 tetor.

Por, për dallim prej para dy javësh sot dita e votimeve për të sëmurët ka kaluar nën hijen e ngjarjes që ndodhi në fshatin Zdunjë. Një orë pasi kishte votuar, ka ndërruar jetë banori i moshuar i Zdunjës.

Në listë për të votuar në rrethin e dytë ka qenë edhe një person i paraburgosur.

Në Komunën e Gostivarit të drejtë vote kanë 79.610 qytetarë në gjithsej 121 vendvotime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat