Tetovë, rrezikohet procesi zgjedhor në Malësinë e Sharrit

Maqedonia

Tetovë, rrezikohet procesi zgjedhor në Malësinë e Sharrit

Më: 29 tetor 2017 Në ora: 17:45
Ilustrim

Në Malësinë e Sharrit të komunës së Tetovës rrezikohet të pezullohet procesi zgjedhor për shkak të një defekti të energjisë elektrike në këtë zonë.

Nga Komisioni Zgjedhor Vendor bëjnë me dije se kanë njoftuar menjëherë ndërmarrjen “EVN Maqedoni” për defektin në fjalë dhe për dëmet që mund të shkaktojë kjo ndërprerje e energjisë në vijimin e procesit zgjedhor.  Nga ana ndërmarrjes energjetike janë përgjigjur se po bëjnë të pamundurën për të riparuar defektin elektrik të shkaktuar por, nuk japin detale se për çfarë defekti bëhet fjalë dhe sa i rëndë është ai. Ndryshe,në tërësi procesi zgjedhor në komunën e Tetovës po vazhdon i qetë dhe pa probleme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat