MOST: 13 raste të votimit familjar në Shuto Orizare

Maqedonia

MOST: 13 raste të votimit familjar në Shuto Orizare

Më: 29 tetor 2017 Në ora: 19:12
MOST

Trembëdhjetë raste të votimit familjar, fotografim të fletëvotimit dhe problemet me llampën UV janë vërejtur nga vëzhguesit e MOST.

Sipas tyre, deri më tanë parregullsitë e lartëpërmendura  janë vërejtur në vendvotimet: 1238 dhe 1239, komuna e Demir Kapisë, ku ka pasur një numër të madh njerëzish që kanë votuar me shoqërimin, 21 në rastin e parë dhe 23 në rastin e dytë. Komisionet zgjedhore kanë respektuar procedurën dhe i kanë regjistruar emrat e personave që ndihmuan në ditarin e qendrës së votimit.

Në qendrat e votimit 2957 dhe 2958 në komunën e Shuto Orizarë, janë vërejtur në 5 raste votim familjar, ndërsa në vendvotimin 2959 në komunën e Shuto Orizarë janë konstatuar edhe 8 raste të tilla.

Në vendvotimin në 2929 dhe 2930 në komunën e Butelit, dy votues kanë nënshkruan në vendin jo të duhur në listë. Komisionet zgjedhorë kanë bërë raport për të dy rastet. Në vendvotimim 2955, komuna e Shuto Orizarë, 3 raste në të cilat anëtarët e KZ kanë ndihmuar njerëzit për të votuar dhe u kanë treguar se për kë të votojnë. Në vendvotimin 0223, në fshatin Mojno, Mogillë, anëtar ikomisionit zgjedhor i ka ndihmuar një votues. Në vendvotimin 0440, në fshatin Negotinë Vrapcisht, llamba e UV nuk ka punuar prej orës 13. KKZ nuk ka qenë e informuar për këtë rast, kurse votimi nuk është ndërprerë.
Sipas MOST-it, në vendvotimin 0886, në fshatin Banje, komuna e Çeshinovo-Oblesevës, një votues nuk ka pranuar të shënohej me ngjyrën të padukshme dhe i është lejuar të votojë.

Kishte gjithashtu probleme teknike me materialin zgjedhor - edhe atë në vendvotimin 2960, komuna Shuto Orizare, votimi është ndërprerë për gjysmë ore, pasi llamba UV nuk ka punuar. Për këtë është bër raport, kurse votimi ka vazhduar.

Në vendvotimin 2949, komuna Butel, votimi është ndërprerë për një periudhë prej 20 minutash, sepse llamba UV nuk ka punuar. Një anëtar i KZ ka gjetu në llambë të re nga KKZ, ky rast është raportuar dhe votimi ka vazhduar.

Është konstatuar edhe mosrespektim i procesit të votimit nga votuesit - në vendvotimin 2928, komuna e Çairit, votuesi ka fotografuar fletën e votimit, është thirrur policia dhe votimi është ndërprerë për një kohë të shkurtër. Edhe për këtë rast KZ ka bërë raport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat