Vetëm një pjesë e kopshteve punojnë me ndërrim të dytë

Maqedonia

Vetëm një pjesë e kopshteve punojnë me ndërrim të dytë

Më: 30 tetor 2017 Në ora: 16:35
Ilustrim

Do të rrisim kohën e punës dhe numrin e të punësuarve në kopshtet publike për fëmijë nëpër të gjithë shtetin, me qëllim që të plotësojmë nevojat e prindërve të cilët mbeten në punë edhe pas orës 18, ose punojë me ndërrime.

Ky premtim zgjedhor i LSDM-së dhënë në programin zgjedhor me të cilin partia doli në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në dhjetor të vitit 2016, të titulluar Plani pë jetë në Maqedoni ” (faqe 243) është “duke u realizuar”. Në gusht të këtij viti (2017) nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS), deri më tani në 13 kopshte është zbatuar edhe nderrimi i dytë, 20 punojnë edhe të shtunën, ndërsa numri do të rritet duke qenë ekuivalent me nevojat që do të paraqiten. Me 18 gusht të vitit 2017 ministria për Punë dhe Politikë Sociale Mila Carovska në në kon ferencën për shtyo informoi opinionin se me 1 shtator çerdhet do të duhet të fillojnë të punojnë me dy ndërrime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat