Taravari: Nuk kemi qëndrim ende për dalje apo qëndrim në qeverinë Zaev

Maqedonia

Taravari: Nuk kemi qëndrim ende për dalje apo qëndrim në qeverinë Zaev

Më: 30 tetor 2017 Në ora: 17:57
Arben Taravari

Nuk kemi një qëndrim se a do të dalim apo jo nga Qeveria, kjo do të vendoset pasi do të analizohen rezultatet e fundit zgjedhore, ka thënë Arben Taravari në konferencën për shtyp në mbajtur sot në Gostivar

Ai si sekretar i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, në vlerësimin e zgjedhjeve, ka kritikuar përfshirjen e zyrtarëve të qeverisë në fushatën mbështetëse për BDI-në.

“Unë mendoj se është skandaloze, kryeministri, ministri i brendshëm të angazhohen dhe të punojnë në dobi të BDI-së. Kjo është gjithashtu e papranueshme edhe me rekomandimet e Priebe. Megjithatë, dita e djeshme ishte e mbushur me një sërë parregullsish, ryshfetesh, presione dhe kërcënime. Më vjen keq që edhe ministri 

Spasovski personalisht ka ushtruar presion. Më vjen keq që qeveria qëndron prapa një partie e cila ka pasur një të kaluar kriminale”, ka thënë Taravari.

Ai thotë se edhe më tej resorin e shëndetësisë në vend do ta udhëheqë kuadër i partisë së tij, por, vendimin përfundimtar do të merret pasi tëvendoset në parti.

Taravari gjithashtu paralajmëroi revizion për punën financiare të komunës së Gostivarit dhe paraardhësit të tij, sepse, siç vuri në dukje, ka shenja të abuzimeve serioze.

Ai konfirmoi se ai do të marrë mbështetje në këshillin komunal dhe, siç tha ai, kjo do të jetë e lehtë, sepse kontaktet tashmë janë bërë me partitë e tjera që kanë anëtarë në përbërjen e re të këshillit të komunës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat