Grekët i kërkojnë emrat e biznesmenëve të cilët kanë paguar për protesta, çka thotë Zaevi? - Bota Sot
Grekët i kërkojnë emrat e biznesmenëve të cilët kanë paguar për protesta, çka thotë Zaevi?

Maqedonia

Grekët i kërkojnë emrat e biznesmenëve të cilët kanë paguar për protesta, çka thotë Zaevi?

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 18:31
Zoran Zaev

Koalicioni opozitar Lëvizja për ndryshim, kërkon nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) të mëson nga Kryeministri Zoran Zaev se cilët janë biznesmenët grek dhe rus që kanë paguar për incidente kundër marrëveshjes së Prespës.

Zëdhënësja e koalicionit ka deklaruar se MPJ-ja e Athinës duhet të bëj të natyrshmen: të vendosë kontakt me Zoran Zaevi që të mësojë se kush janë ato biznesmenë grek që janë përpjekur të korruptojnë dhe cilin. Zaev përgjigjet që nuk ka nevojë të tregojë ato deklarata cilat i quajti si jo të konfirmuara. Ai thotë se ato deklarata të atyre personave janë dhënë policisë në mënyrë gojore.

“Ato janë deklarata të njerëzve të cilët e thanë pas sulmeve ndaj policisë para Kuvendit, si pjesë e grupeve të tifozëve “Komiti” në Maqedoni. Unë këtë e komentova që të dërgoj mesazh se duhet të ndërtohet miqësi, dhe të mos krijohen kushte për armiqësi. Maqedonia tashmë tregon se është shembull për ndërtim të miqësisë dhe ne do të vazhdojmë të bëjmë këtë me të gjitha vendet, dhe kështu edhe me federatën ruse”, tha Zaev.

Rrjeti ndërkombëtar i gazetarisë hulumtuese OCCRP u thirr në doku\mente nga MPB-ja e Maqedonisë ku biznesmeni kontraverz, ish politikan rus Ivan Savvidis ka paguar 300.000 euro në grupe tifozësh dhe politikan të cilët në Shkup është dashur të organizojnë incidente kundër marrëveshjes së Prespës dhe anëtarësimit i Maqedonisë në NATO. Savidis i demantoi këto akuza dhe paralajmëroi padi për shpifje. Ai është i njohur për marrëdhëniet e ngushta me Qeverinë e Greqisë, respektivisht me liderin e grekëve të pavarur, Pannos Kammenos, i cili është pjesë e Qeverisë së Greqisë. Incidentet e dhunshme në Shkup ndodhën para një muaji, më 17 qershor dhe që atëherë janë ato deklarata të një pjese të të arrestuarve, por deri tani MPB-ja nuk ka dalë me detaje konkrete.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera