OBRM-PDUKM: Zaev edhe sot gënjeu popullin për marrëveshjen me Greqinë

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Zaev edhe sot gënjeu popullin për marrëveshjen me Greqinë

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 15:11
OBRM-PDUKM

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM përmes një kumtese ka reaguar ndaj fjalimit të kryeministrit Zoran Zaev, gjatë shënimit të Ditës së Republikës. Nga OBRM-PDUKM thonë se Zoran Zaev edhe sot pa turp ka gënjyer opinionin për marrëveshjen me Greqinë.

“Ai madje edhe në festën e madhe të Ilindenit pa turp ka shkelur viktimat e heronjve maqedonas, të cilët dhanë jetën e tyre për liri dhe pavarësi të Maqedonisë. Flet për historinë e Maqedonisë të cilën do ta rishikojë, flet për identitetin të cilin do ta ndryshojë, flet për gjuhën të cilën e ka shkelur në mënyrë kushtetuese”, thonë mes tjerash nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se e ardhmja e popullit maqedonase krijohet me pjesë, me shumë punë, reforma dhe mund, e jo me shitje të interesave kombëtare dhe shtetërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat