MPPS e hapur për dialog me sindikatat, Carovska të premten në seancë me SAShK-në

Maqedonia

MPPS e hapur për dialog me sindikatat, Carovska të premten në seancë me SAShK-në

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 18:11
Ministrja Mila Carovska

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kumtoi pasdite se është e hapur për dialog dhe dhe partneritet me sindikatat për të gjitha çështjet që lidhen me përmirësimin e kushteve në kujdesin ndaj fëmijëve.

Ata njoftuan se Ministrja Mila Carovska do të marrë pjesë në seancë n e rregullt të Këshillit të SAShK-ut të premten për të dëgjuar kërkesat e sindikatës.

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale tashmë ka treguar se e respekton dialogun social me sindikatat. Kemi trashëguar një sistem të shkatërruar të mbrojtjes së fëmijëve ku mungonin 2000 njerëz. Edukatoret dhe kujdestaret ishin të punësuara për të punuar me kontrata me afat të caktuar. Prej 1 janarit, ne kemi marrë miratime për punësimin e më shumë se 90 personave, shumica e të cilëve janë me afat të papërcaktuar. Sipas marrëveshjeve kolektive, punonjësit e kopshteve vitin e kaluar patën rritje të pagave me 5% dhe këtë vit duke filluar me pagën e muajit shtator të paguar në tetor, ata do të marrin një rritje tjetër prej 5%”, thonë nga Ministria.

Ata theksojnë se po punojnë në sistemin e ri të pagave, si dhe në përmirësimin e kapaciteteve për kujdesin e fëmijëve. Deri në fund të vitit, siç tregon Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, është planifikuar të hapen gjithsej 24 çerdhe fëmijësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat