Kasami: Do t’i motivojmë votuesit opozitarë të dalin të votojnë në referendum

Maqedonia

Kasami: Do t’i motivojmë votuesit opozitarë të dalin të votojnë në referendum

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 22:34
Bilall Kasami

Pas takimit të liderëve që u mbajt sot me iniciativën e Kryeministrit dhe Kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, në takim u bisedua për referendumin dhe qëllimi më i rëndësishëm shtetëror-politik: rruga euro-atlantike e Republikës së Maqedonisë, prioritetet ku varet e ardhmja e Maqedonisë dhe qytetarëve të saj.

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami tha se “Ne si Lëvizje BESA do të udhëheqim fushatë tonën dhe normalisht nuk do të jemi pjesë e koalicionit për shkak se jemi parti opozitare dhe si parti opozitare do t’i motivojmë votuesit opozitarë të dalin të votojnë në referendum “.

Ai shtoi se  Lëvizja BESA është pro referendumit dhe se janë në përpilim të fushatës.

Ndërkaq para fillimit të takimit, i cili mbahet në hotelin “Holday In”, Zaev tha se janë të ftuar edhe Kryetarët e partive politike që kanë qëndrime pro-evropiane, përkrahin anëtarësimin e NATO-s dhe referendumin. Ai theksoi se Maqedonisë i duhet koalicion kombëtar për çështje të rëndësishme siç është kjo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat