Prodhimi industrial në Maqedonia shënoi rritje prej 5.5% nga janari deri në korrik

Maqedonia

Prodhimi industrial në Maqedonia shënoi rritje prej 5.5% nga janari deri në korrik

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 23:09
Foto ilustrim

Prodhimi industrial në korrik në raport me korrikun e vitit të kaluar shënon rritje prej 8.4%, ndërsa për periudhën janar-korrik këtë vit në raport me periudhën e njëjtë rritja është për 5.5%, njoftoi Enti Shtetëror për Statistika.

Sipas sektorëve, prodhimi industrial në sektorin e xehetarisë dhe nxjerrjen e gurëve në korrik të vitit 2018, në raport me korrikun e vitit të kaluar, shënon ulje prej 11.5%, në sektorin e industrisë përpunuese shënon rritje prej 12.5%, ndërsa në sektorin për furnizimin me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim ulje prej 6.3%.

Rritja në sektorin e industrisë përpunuese është rezultat, para se gjithash i prodhimit të rritur në: prodhimin e produkteve ushqimore, prodhimin e produkteve të duhanit, prodhimin e tekstilit, prodhimin e veshjeve, prodhimin e produkteve farmaceutike kryesore dhe preparateve farmaceutike, prodhimin e produkteve të gomës dhe produkteve prej masave plastike, prodhimin e produkteve të tjera jometale minerale, prodhimin e metaleve, prodhimin e produkteve të fabrikuara metale, përveç makinave dhe pajisjeve, të papërmendura në një vend tjetër, prodhimin e automjeteve motorike, dhe prodhimin e mobileve.

sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në korrik të viti 2018m në raport me korrikun e vitit 2017, shënon rritje tek produktet intermediare, përveç energjisë për 16.1%, produktet kapitale për 25.3% dhe produktet e qëndrueshme për konsum të gjerë për 26.7%, ndërsa ulje shënohet tek energjia për 9.2% dhe produktet e paqëndrueshme për konsum të gjerë për 1.8%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat