Tsipras: Marrëveshja e Prespës ndihmon që Selaniku të fitojë rolin e liderit në rajon

Maqedonia

Tsipras: Marrëveshja e Prespës ndihmon që Selaniku të fitojë rolin e liderit në rajon

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 14:33
Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras në takimin me administratën e panairit ndërkombëtar tha se “për realizimin e vizionit për Selanik më të ndryshëm, për Selanik lider dhe pikë kryesore në Ballkan si në fushën tregtare, energjetike, transportuese dhe ekonomike, marrëveshja e Prespës ndihmon”.

Siç raportojnë nga AIM, Tsiprasi në panairin e sivjetshëm e cilësoi historik sepse është i pari në periudhën post memorandume, ndërsa foli edhe për vizionin, që Selaniku të bëhet kryeqytet ekonomik-tregtar i Ballkanit.

“Hapi i parë është kjo (Selaniku) të fitojë rolin e liderit në kuadër të këtij qëllimi, që ta realizojmë këtë vizion, thellë besoj se marrëveshja me Ish Republikën Jugosllave Republika e Maqedonisë që ndryshon drejtimin dhe orientimin e qytetit të Greqisë Veriore”, tha Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat