Paraburgim për policin e dyshuar për vrasjen në Prilep - Bota Sot
Paraburgim për policin e dyshuar për vrasjen në Prilep

Maqedonia

Paraburgim për policin e dyshuar për vrasjen në Prilep

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 19:24
Ilustrim

30 ditë paraburgim është masa që iu shqiptua E.T. (24) nga Manastiri nga ana e Gjykatës Themelore të Prilepit, pasi dyshohet për vrasjen e A.B.(36) nga Manastiri.

Paraburgimin i arrestuari do ta vuaj në entin ndëshkues-përmirësues në Shkup. Ndërkaq sipas informacioneve, polici fillimisht e ka qëlluar tani më të ndjerin me 4 plumba dhe më pas e ka djegur trupin e tij

Zyra e jashtme e punëve kriminalistike mbrëmë ngriti akuzë penale kundër të punësuarit E.T i punësuar Ministrinë e Punëve të Brendshme si polic në Stacionin Policor Manastir, për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “vrasje”.

Siç informojnë nga MPB, vrasja ka ndodhur pardje gjatë pasdites në fshati Bellodovicë, ku i dyshuari me pistoletë zyrtare ka goditur personin A.B, që më pastaj ta djeg trupi e të ndjerit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...