Sekretari amerikan: Jemi të gatshëm të presim Maqedoninë si anëtaren e 30-të të NATO-s - Bota Sot
Sekretari amerikan: Jemi të gatshëm të presim Maqedoninë si anëtaren e 30-të të NATO-s

Maqedonia

Sekretari amerikan: Jemi të gatshëm të presim Maqedoninë si anëtaren e 30-të të NATO-s

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 12:19
James Mattis dhe Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka siguruar sekretarin amerikan të Mbrojtjes James Mattis se referendumi i 30 shtatorit për emrin do të jetë pozitiv dhe së shpejti edhe Maqedonia do të bëhet pjesë e NATO-s vitin e ardhshëm.

Në një konferencë për media pas takimit me zyrtarin e lartë amerikan, kreu i Qeverisë së Maqedonisë falënderoi sekretarin amerikan të Mbrojtjes për vizitën në Shkup dhe mbështetjen e tij personale dhe të SHBA-ve për anëtarësimin e vendit në NATO.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, nga ana tjetër falënderoi kryeministrin dhe ministren  Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska për mikpritjen. Ai tha se SHBA-të vlerësojnë lidershipin e kryeministrit Zaev dhe se e vlerësojnë atë si një faktor stabilizues për gjithë Ballkanin.

Ai falënderoi po ashtu kryeministrin për mbështetjen që i ka dhënë NATO-s dhe ushtrisë amerikane në Afganistan duke u rreshtuar krah për krahu me ushtarët amerikanë dhe pjesës tjetër të NATO-s.

Ndër të tjerët tha se përshëndesin Marrëveshjen e Prespës dhe se do të ndihmojnë Maqedoninë në hapat e mëtejshme drejt anëtarësimit në NATO e BE ku theksoi se SHBA-të janë të gatshëm që t’ju mirëpresim si anëtare e 30-të e NATO-s.

Mattis tha se pret dhe me padurim të takohet  edhe me presidentin George Ivanov, për të diskutuar me të ardhmërinë e Maqedonisë.

Ndërsa, ministrja Sheqerinska ka deklaruar se nuk kanë dilemë se ardhmëria e Maqedonisë është në NATO, në një tavolinë me SHBA-në.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...