KSHZ-ja përmbyllë përgatitjet për referendumin në Maqedoni

Maqedonia

KSHZ-ja përmbyllë përgatitjet për referendumin në Maqedoni

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 16:34
KSHZ

102 anëtarët e përzgjedhur të Këshillave Zgjedhor të cilët duhet të jenë pjesë e ekipeve që do të zhvillojnë votimin në diasporë, brenda ditës do të jenë në vendet ku janë përcaktuar.

Kjo është në kuadër të përgatitjeve finale që zhvillon KSHZ-ja, në prag të referendumit. në përfaqësitë konsulore-diplomatike të drejtën e votës do ta shfrytëzojnë mbi 2 mijë qytetarë.

Sot përfundon transferimi i personave që duhet të realizojnë votimin në diasporë gjegjësisht në ambasada dhe përfaqësitë konsulare-diplomatike të Maqedonisë. Jemi nga fundi i transferimit të tyre kështu që të gjitha proceset tani më mund të themi se janë të kryera – tha Admir Shabani, zëdhënës i KSHZ-së.

Të shtunën, do të bëhen edhe përgatitjet e fundit nëpër vendvotime, përfshirë edhe shpërndarjen e materialit të besueshëm zgjedhor.

Gjatë ditës së djeshme distribuuam materialin zgjedhor deri te të gjithë Komisionet Komunale të Zgjedhjeve të cilët më pas do të bëjnë distribuimin nëpër vendvotime dhe gjatë ditës së nesërme, një ditë para mbajtjes së referendumit, ashtu edhe siç e kërkon ligji për referendum apo Kodi Zgjedhor, do të distribuohet deri tek Këshillat Zgjedhor – u shpreh Admir Shabani, zëdhënës i KSHZ-së.

Votimi do të monitorohet nga 11 927 vëzhgues nga vendi dhe 493 të huaj. Lista zgjedhore numëron gjithsej 1 milion e 806 mijë e 336 votues me të drejtë vote.

Të shtunën do të votojnë personat e sëmurë dhe të burgosurit të cilët paraprakisht kanë aplikuar në KSHZ për të realizuar të drejtën e tyre. Numri i personave të sëmurë që mund të votojnë të shtunën është 4963. Po ashtu, të drejtë për të votuar kanë 1558 të burgosur, në paraburgim dhe në burg shtëpiak dhe 7 të shpërngulur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat