Referendumi testoi të gjith aktorët politik: Parlamenti duhet të kuvendoj më tutje

Maqedonia

Referendumi testoi të gjith aktorët politik: Parlamenti duhet të kuvendoj më tutje

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 06:26
Rilindja Demokratike Kombëtare

Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se Referendumi i sotëm ishte testi më i lartë që është organizuar ndonjëherë për sjelljen e gjith aktorëve politik në vend. Referendumi i 30 shtatorit do të mbahet mend si referendumi më demokratik që është organizuar ndonjëherë që nga pavarsimi i vendit e deri më sot. Në të njëjtën kohë, ky referendum dëshmoi vullnetin e qartë dhe të pastër, se shumica e votuesve të këtij vendi janë pro vlerave demokratike dhe perëndimore, pro strukturave evroatlantike, edhe ate vullnet prej më shumë se 90%. RDK gjithashtu vlerëson se ky referendum nxorri në sipërfaqe fytyrat e vërteta origjinale të të gjith aktorëve politik në vend, me qëllim që të gjith të kuptojnë drejtë konsistencën e të vepruarit politik nëmes asaj deklarative dhe veprimit konkret praktik. Me fjalë tjera, referendumi ishte oferta dhe testi i fundit ofruar manipulatorëve politik që për herë të fundit të heqin dorë nga manipulimi me popullin, ndërsa në fund të gjith tentuesit e bojkotimit do të dalin vet të manipuluar.

RDK vlerëson lartë urtësinë dhe pjekurinë e votuesit shqiptarë, që nuk rranë pre e tentimeve për sjellje antidemokratike dhe dhunuese të vet procesit të votimit, që dikush ka shpresuar se do të ndodh. Kjo urtësi dhe pjekuri e lartë e votuesit shqiptarë në veçanti, dhe gjith votuesve tjerë në përgjithësi, e obligon Kuvendin e R. së Maqedonisë, që të kuvendoj me ndryshimet kushtetuese që janë të patjetërsueshme për rrugëtimin tonë drejt NATO-s dhe BE-së. RDK vlerëson se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë do të gjejë forcë të marr mbi supet e veta përgjegjësinë e vendimit që do të jetë i vlefshëm për gjeneratat që do të pasojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat