Maqedoni, ulet përqindja e kredive të këqija

Maqedonia

Maqedoni, ulet përqindja e kredive të këqija

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 11:36
Ilustrim

Të dhënat e fundit të Bankës Popullore të Maqedonisë (BPM) për vitin 2018 rezultojnë se ka ardhur deri te përmirësimi i treguesve përmes të cilëve përcillet sistemi bankar në Maqedoni dhe kjo është falë rezultateve për stabilizim me theks të posaçëm – ulja e kredive jofunksionale, gjegjësisht kreditë që nuk mundet bankat t’i paguajnë nga qytetarët dhe kompanitë, shkruan Koha.

Në muajin prill dhe maj të vitit 2018, shkalla e rritjes së kredive korporatave përsëri ka shënuar rezultate pozitive. Në nivel vjetor, përfundimisht më kuartalin e parë të vitit 2018 , mbetet konstatimi se rritja e kredive ndaj amvisërive është shumë më solide sesa nga sektori koorporativ ose firmave, gjegjësisht për 9.8 për qind kemi rritje të kredive të amvisërive kundrejt 2.6 për qind për kreditë e këqija.

“Me këtë shtrirje, probabiliteti i rrezikut kreditor mbetet i rrezikut të veçantë për sistemin bankar, në veçanti kur merret parasysh se rritja e përgjithshme e kredive e zbutë shkallën e rritjes së kredive jofunksionale apo të kredive të këqija. Historikisht e kemi shkallët më të ulët dhe jo të ndryshueshme të kredive të këqija të amvisërive prej 2.4 për qind, e gjithë kjo është falë rritjes së kredive në këtë sektor”.

“Shkalla e kredive problematike ndaj shoqatave jo financiare apo firmave që nuk punojnë me qarkullim ditore është zvogëluar dhe në fund të kuartalit të parë, kap shifrën prej 7.8 për qind. Pjesëmarrja e përgjithshme e kredive të këqija për amvisëritë dhe shoqatave jo financiare është zvogëluar për 1.2 për qind të pikëve netre mujorin e parë të këtij viti duke u ulur kështu në 5,1 për qind”, thuhet në kumtesën e fundit të BPM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat