Hapet Dhoma e Gruas në Klubin e Deputetëve në Maqedoni - Bota Sot
Hapet Dhoma e Gruas në Klubin e Deputetëve në Maqedoni

Maqedonia

Hapet Dhoma e Gruas në Klubin e Deputetëve në Maqedoni

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 16:33
Foto

Sot në Kuvendin e Maqedonisë është hapur Dhoma e Gruas në Klubin e Deputetëve, e cila siç tha kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, do të presë delegacione dhe do të shoqërohet.

“Këtu janë pasqyruar me anë të fotografive një pjesë e aktiviteteve të kolegeve tona të nderuara, ndërsa në të ardhmen kjo memorie institucionale do të pasurohet me shpresoj edhe shumë rezultate konkrete nga puna e palodhshme por aq e rëndësishme e këtij Klubi, i cili është zëri i ashtuquajtur i “gjinisë më të brishtë”, edhe pse unë nuk do të isha pajtuar me këtë konstatim”, tha Xhaferi.Ai theksoi se sot praktikisht realizohet premtimi i tij i dhënë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas dhe shënimit të 15 vjetorit të funksionimit të Klubit të Deputeteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...