Flet ish ambasadorja greke në Shkup: Në parlamentin grek marrëveshja e Prespës do të kalojë që në votimin e parë - Bota Sot
Flet ish ambasadorja greke në Shkup: Në parlamentin grek marrëveshja e Prespës do të kalojë që në votimin e parë

Maqedonia

Flet ish ambasadorja greke në Shkup: Në parlamentin grek marrëveshja e Prespës do të kalojë që në votimin e parë

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 07:04
Ambasada Greke

Cila është e vërteta e dorëheqjes së ish ministrit Kocijas, a do të ketë ndikim në marrëveshjen e Prespës, a do të sigurojë kryeministri Cipras shumicën në parlament për të kaluar marrëveshjen, ish ambasadorja greke në Shkup, Dora Gosimanidu jep përgjigje në një intervistë të saj për Studion e hapur me Borjan Jovanoskin.

A mund të na sqaroni të vërtetën e dorëheqjes së ish ministrit të jashtëm Kocijas dhe a do ketë ndikim kjo gjë në marrëveshjen e Prespës?

Mendoj se askush nuk e pengon marrëveshjen e Prespës gjatë kohës së takimeve qeveritare sepse edhe përfaqësuesit e PAME ose të Kamenos mendojnë se dy ministrat dhe një zv.ministër në MPJ ka thënë se do të votojnë për marrëveshjen, andaj mendoj se pas miratimit të saj tek ju dhe ndryshimit të qëndrimit mbi kushtetutën kur do të vijë në parlamentin grek marrëveshja do të kalojë me votimin e parë.

A mendoni se kryeministri Cipras do të sigurojë shumicën për kalimin e marrëveshjes?

Mendoj se kemi shumicë, të paktën 151 vota e të mos flasim për më shumë sepse nga POTAMI të Stavos Teodorakis ka edhe disa deputet të pavarur si dhe zv.ministri i ri për mbrojtjen e parlamentit Papakosta që është nga Demokracia e re do të votoë për.

Mendoni se do të bëhen bashkë dhe Demokracia e re me ju?

Ka zëra të tillë por do shohim, varet nga ajo nëse Micotakis do të tërheq grupin e tij parlamentar gjatë votimit apo do qëndrojnë aty, në këtë rast mund të ndodhë ndonjë befasi.

Cila është e vërteta mbi informacionet se Kocijas ka keqpërdorur fondet e fshehta të MPJ-së?

Në këto punë të mos flasim hapur sepse e inkriminojmë edhe shtetin, ashtu sa e di unë Kamenos e akuzon për keqpërdorim të fondit të fshehtë të MPJ që të fshehë lëvizjen e tij politike Prato, andaj Cipras veproi ashtu për të mbajtur barazbeshë mes të dyve, mund të mendoni se dy ministra akuzohen mes veti për korupcion gjatë mbledhjes qeveritare për punë që nuk mund të deklarohen. Interesante është ajo që dëgjojmë nga mediat se bëhet fjalë për fonde që janë përdorur financime të ndryshme në Maqedoni. Kam lexuar në media mbi këtë dhe financimin e mediave atje përmes tre llogarive, por nuk mendoj se një gjë e tillë do të vërtetohet pasiqë do të mbyllet si rast.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat