Zaev: Agjenda reformuese po kthehet në Kuvend

Maqedonia

Zaev: Agjenda reformuese po kthehet në Kuvend

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 14:07
Zoran Zaev

“Agjenda reformuese është kthyer në Kuvend. Duhet të urojmë përgjegjësinë e dy të tretave të deputetëve, të cilët dje miratuan ligjet për Prokurori Publike, për procedurë penale dhe për gjykatës”.

Këtë e ka shkruar në faqen e tij në Facebook kryeministri Zoran Zaev, i cili thotë se me ndryshimet ligjore të miratuara do të forcohet kontrolli mbi policinë dhe nuk do të ketë përgjime të paligjshme.

“Qytetarët janë më të sigurt, policia po punon në kuadër ligjor me kontrollin e përforcuar. Po e lirojmë ‘shtetin e robëruar’ nga kthetrat e kriminelëve të kaluar”, shkruan Zaev.

Ai më tej shton se këto reforma dalin nga raportet e grupit të Priebes dhe organizatave tera ndërkombëtare dhe janë kontribut i madh për agjendën evropiane të Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat