Pas dorëheqjeve në OBRM-PDUKM, Komiteti Ekzekutiv organizon mbledhje

Maqedonia

Pas dorëheqjeve në OBRM-PDUKM, Komiteti Ekzekutiv organizon mbledhje

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 22:27
OBRM-PDUK

Komiteti Ekzekutiv i OBRM-PDUKM-së është mbledhur sonte pas një sërë dorëheqjesh partiake për shkak të mosmarrëveshjes me lidershipin aktual të udhëhequr nga kryetari Hristijan Mickoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dorëheqja dha dje kryetarja e Unionit të Grave të OBRM-PDUKM-së, Daniela Rangellova, dhe më pas bashkëpunëtorët e saj e parë Liljana Kuzmanovska dhe Liljana Zaturoska.

Sot, gjithashtu dha dorëheqjen Luka Krzaloski, kryetari i Unionit të Forcave të të Rinjëve (UFR) të OBRM-PDUKM-së. Pas këtij akti, dorëheqje kanë dhënë dhe disa kryetarë të disa organizatave komunale të UFR-ve./Telegrafi/

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat