Gruevski kishte zbrazur llogaritë bankare qysh në shtator - Bota Sot
Gruevski kishte zbrazur llogaritë bankare qysh në shtator

Maqedonia

Gruevski kishte zbrazur llogaritë bankare qysh në shtator

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 12:34
Nikolla Gruevski

Ish kryeministri Nikolla Gruevski qysh në shtator, kur mbajti një konferencë për shtyp në Kuvend dhe akuzonte pushtetin duke thënë se është viktimë e persekutimit politik, kishte tërhequr të gjitha paratë që kishte në llogaritë e tij.

Kjo kishte ndodhur në periudhën kur Gjykata e Apelit po diskutonte ankesat e tij dhe kur pritej të merret vendim përfundimtar nëse ai do të shkojë në burg ose jo,Gruevski.

Edhe pse këto informacione janë jozyrtare, Prokuroria Speciale Publike konfirmoi zyrtarisht se nuk ka mundësi që të ngrij llogaritë bankare të Gruevskit për shkak se aktualisht nuk ka para dhe pronë në emër të tij, ndërsa llogaritë e tij bankare janë zero.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...