Viktor Orban: Nuk jam takuar me Gruevskin, nuk kam pasur kohë

Maqedonia

Viktor Orban: Nuk jam takuar me Gruevskin, nuk kam pasur kohë

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 12:29
Viktor Orban

“Nuk kam kohë të marrë frymë, e jo të takohem me Nikolla Gruevskin”, tha sot kryeministri hungarez Viktor Orban gjatë pyetjeve të deputetëve në Kuvend.

“Unë thjeshtë nuk kam kohë të marrë frymë, sepse ne lodhemi këtu”, tha Orban në pyetjen nëse është takuar me Nikolla Gruevskin, i cili ka marrë azil në Hungari

Në pyetjen nëse është takuar me Gruevskin kur ka arritur ai në Hungari, Orban tha “jo për fat të keq, nuk kam arritur”.

Ai situatën në Maqedoni e vlerësoi si vend ku ndodhin lojëra politike, ndërsa siç tha, në këto lojëra është e përfshirë edhe sundimi i së drejtës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat