Miratohet amendamenti me të cilën ndryshohet emri i Maqedonisë - Bota Sot
Miratohet amendamenti me të cilën ndryshohet emri i Maqedonisë

Maqedonia

Miratohet amendamenti me të cilën ndryshohet emri i Maqedonisë

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 17:49
Foto ilustrim

Sot me 67 vota “për”, u miratua amendamenti kushtetuese me të cilën shteti riemërohet në të gjitha nenet e Kushtetutës, përveç se në nenin 36, ku përmendet kontesti historik.

Deputetët e OBRM-PDUKM-së votuan kundër, ndërsa katër deputetë votuan të përmbajtur. Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov duke komentuar mbi debatin e deputetëve të opozitës tha se ne jemi një komb me kompleksë, me çka nga OBRM-PDUKM kërkoi një falje.

Në debatin mbi amendamentin e dytë, me të cilin shtohet marrëveshja Kornizë në Preambulën e Kushtetutës, ndërsa vendimet e KAÇKM-së zëvendësohen me shpalljen. Dimitrov la hapësirë për ndryshimet. Është e mundur që në preambulë të përfshihen disa nga kërkesat e deputetëve të opozitës, por kjo do të dihet pas debatit publik dhe mendimit të ekspertëve ligjorë.

Debati për ndryshimet kushtetuese në Kuvend ka filluar dje, dhe sipas dinamikës së tanishme do të përfundojë për disa ditë.

Faza e tretë e ndryshimeve kushtetuese me gjasë do të ndodhë pas vitit të ri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...