Konfirmohet mbështetja e SHBA-ve për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Maqedonia

Konfirmohet mbështetja e SHBA-ve për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 23:14
Pamje nga takimi

Koordinatorët e grupeve parlamentare të Kuvendit dhe përfaqësuesit e partive politike të Maqedonisë realizuan takim me zv. Sekretarin e Shteteve të SHBA-së John Sullivan.

Sullivan, si qëllimi të vizitës së tij, përmendi mbështetjen e riafirmuar të Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, një qëllim që ka mbështetjen nga opinioni. Një hap drejt këtij procesi është marrëveshja e Prespës, si një moment shumë i rëndësishëm historik, i cili u diskutua, negociua dhe debatohej këtu dhe në mbarë botën.

Koordinatori i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski, theksoi se siguria dhe stabiliteti është falë Shteteve të Bashkuara që garantojnë këtë në nivel global.

“Rreth ndryshimeve kushtetuese, partia është e qëndrueshme dhe është e angazhuar fuqimisht për t’u bashkuar me NATO-n dhe BE-në, si institucione që ofrojnë paqe, siguri dhe prosperitet ekonomik. Nevojitet punë në katër parimet e Planit 18 të paraqitur nga Qeveria dhe shpresojmë të përfshihemi edhe në planet e tjera”, tha Micevski.

Koordinatori i LSDM-së, Tomisllav Tuntev, theksoi përpjekjet për proceset gjithëpërfshirëse të reformave, sepse vetëm forcat e përbashkëta mund të arrijnë zgjidhje të qëndrueshme.

Në vijim, koordinatori i Besës, Afrim Gashi shprehu mirënjohje për angazhimin e plotë për të arritur një kompromis me Greqinë, e cila ishte e dhimbshme, por siç tha pa ndihmën e Shteteve të Bashkuara kjo do të ishte e pamundur.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i dha mbështetje anëtarësimit në NATO si një proces i drejtë. Sela në vazhdim kërkoi që gjuha shqipe në Kushtetutë, të mos përdoret si gjuha të cilën e flasin mbi 20%, sepse shqiptarët nuk janë as përqindje, as numër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat