Armina mbeti pa fjalë nga surpriza e Shkëlzenit për Krishtlindje

Mediale Vip

Armina mbeti pa fjalë nga surpriza e Shkëlzenit për Krishtlindje

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 19:51
Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha

Krishtlindja për blogeren e njohur Armina Mevlani ka qenë një surprizë më vete. Së fundmi ajo ka publikuar në “Instagram” një video të surprizës që gjeti në shtëpi, pasi u kthye nga puna.

Partneri i saj, Shkëlzen Berisha i ka bërë dhuratë Arminës një super buqetë të madhe me trëndafila rozë.

“Erdha në shtëpi dhe pashë këto. Jam e mahnitur”, shkruan Armina në postimin e saj, duke etiketuar edhe Shkëlzenin, i cili njihet për surpriza të tilla dhe natyrën romantike.

Ata u fejuan më 14 tetor të këtij viti në një ceremoni private që bëri bujë të madhe në media dhe prej kohësh jetojnë së bashku.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat