Pas tre ndarjeve, Cheryl ende beson në “princin me kali të bardhë”

Mediale Vip

Pas tre ndarjeve, Cheryl ende beson në “princin me kali të bardhë”

Më: 12 janar 2019 Në ora: 07:40
Cheryl dhe Liam Payne

Cheryl gjatë muajit gushtë të vitit të kaluar ishte shkurorëzuar nga i dashuri Liam Payne, me të cilin ajo ishte dy vjet e gjysmë në një marrëdhënie dhe me të cilin ka djalin, Bear.

Edhe pse ka pas vete dy shkurorëzime dhe ndarjes nga babai i fëmijës që e ka sjell jashtë martese, ende beson në dashuri.

Në një intervistë për “Mail Online” zbuloi se si ndihej pas një tjetër dashurie të pafat.

“E urrej lamtumirën. Kjo është një nga arsyet pse unë i urrej marrëdhëniet. Asgjë nuk ju bën të ndiheni keq sa përfundimi i një lidhje”, ishte këngëtarja. 

Biri i tyre është 22 muajsh dhe me Liamin po përpiqen të mbajnë një marrëdhënie miqësore.

“Nuk ka armiqësi mes nesh. Ne jemi si çdo çift tjetër që vepron pas ndarjes dhe nuk veprojmë siç e vëren publiku”, tha ajo.

Në temën që duket e ndryshme në fytyrë kohët e fundit dhe ndoshta i nënshtrohet disa operacioneve estetike, Cheryl thotë “A mendoni se dukem ndryshe?”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat