Rob Kardashian në luftë për kujdestarinë e vajzës, zbuloni si i përgjigjet ish partnerja e tij

Mediale Vip

Rob Kardashian në luftë për kujdestarinë e vajzës, zbuloni si i përgjigjet ish partnerja e tij

Më: 30 janar 2019 Në ora: 15:37
Rob Kardashian & Blac Chyna

Rob Kardashian nuk ka një marrëdhënie të mirë me ish partneren e tij, Blac Chyna, për arsyen se ajo nuk i ka qëndruar afër vajzës së tyre 2-vjeçare të quajtur Dream.

Tashmë 31-vjeçari po lufton për kujdestarinë e plotë të vajzës.

Kjo situatë nisi kur Blac Chyna u përfshi në një sherr të dhunshëm me ish të dashurin e saj, Kid Buu në Hawai. Pas kësaj ndodhie Rob u inatos me faktin se ajo u përfshi në një situatë të tillë dhe nuk i beson më asaj për rritjen e vajzës.

Ai është shprehur se Chyna nuk është një nënë e denjë dhe se të gjitha problemet e saj do të kenë ndikim negativ tek vajza e tyre.

Pas gjithë këtyre lajmeve, Blac i është kundërpërgjigjur Rob, duke thënë se ai është thjesht xheloz që ajo ka pasur një marrëdhënie me Kid Buu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat