Khloe Kardashian pas tradhtisë nga i dashuri: Ata tradhtuan sepse ishte dëshira e tyre!

Mediale Vip

Khloe Kardashian pas tradhtisë nga i dashuri: Ata tradhtuan sepse ishte dëshira e tyre!

Më: 1 mars 2019 Në ora: 09:37
Tristan Thompson, Khloe Kardashian, Jordyn Woods

Familja e njohur, Kardashian kohët e fundit u trondit edhe nga nja skandal tjetër.

I dashuri i Khloe Kardashian, Tristan Thompson e tradhtoi nënë e fëmijës së tij me miken e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods.

Disa video të publikuara në mediat ndërkombëtare derisa Tristan dhe Jordyn shihen duke flirtuar kanë mjaftuar që Khloe të ndërpres çdo kontakt me të dashurin e saj, Thompson.

Së fundi, në një fotografi që ka publikuar 34 vjeçarja ka lënë të kuptohet se ajo ka mbetur e lënduar nga e gjitha që ka ndodhur.

“Gjithçka ishte një ëndërr” ka shkruar Khloe.

Image

Ndërsa, në një tjetër postim ajo ka thënë se njerëzit tradhëtoin sepse kjo është dëshira e tyre.

“Mbajeni mend, ata kanë tradhtuar sepse ata deshën kështu, ata kanë gënjyer sepse kanë mundur, dhe tani ju vije keq sepse janë kapur. Është gjithmonë faj i tyre. Ti nuk ke bërë asgjë dhe nuk e ke merituar” ishte shkrimi që ajo ka publikuar për adhuruesit e saj në ‘Instagram’.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat