Fytyra e Loredanës tatuazh në dorën e këtij mashkulli, nuk është Mozzik!

Mediale Vip

Fytyra e Loredanës tatuazh në dorën e këtij mashkulli, nuk është Mozzik!

Më: 1 mars 2019 Në ora: 10:14
Loredana dhe Mozzik

Suksese e Loredanës që nga publikimi i këngës së parë e cila erdhi në gjuhën gjermane ‘Sonnenbrille’ nuk kanë të ndalur.

Gruaja e reperit të njohur nga Kosova, Mozzik po vazhdon të jetë mjaft aktive në karrierën muzikore edhe pse nuk ka shumë kohë që ajo dhe reperi u bënë prindër për herë të parë.

Çifti i njohur që kur bënë publike lidhjen e tyre janë të pandashëm ku nuk mungojnë as dedikimet e dashurisë për njëri-tjetrin.

Por, këtë herë një befasi të këndshme Loredana e ka marr nga vëllai i saj, Frenk Zefi i cila ka bërë tatuazh fytyrën e  Loredanës në krahun e tij.

E lumtur për këtë fakt, Loredana e ka publikuar një imazh në ‘Instastory’.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Mozzik dhe Loredana është kënga ‘Romeo & Juliet’ e cila u mirëprit nga adhuruesit e dyshes së famshme.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat