Nisin karnevalet, Valentino Rossi dhe e fejuara tallen me Icardi e Wanda Nara

Mediale Vip

Nisin karnevalet, Valentino Rossi dhe e fejuara tallen me Icardi e Wanda Nara

Më: 3 mars 2019 Në ora: 11:50
Icardi e Wanda Nara, Valentino Rossi, Sofia Novello

Valentino Rossi dhe e fejuara e tij Sofia Novello kanë një ide gjeniale se si do të vishet për karnevale. Madje këtë gjë e kanë bërë publike sot, në një postim që piloti italian ka bërë në rrjetet sociale.

Kampioni i garave të Moto GP do të vishet si sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, ndërsa e fejuara e tij si Wanda Nara. Dhe këtë gjë Rossi e ka bërë realitet, duke postuar një foto që ka marrë mjaft pëlqime në rrjetet sociale.

Jo vetëm kaq, por Rossi ka “etiketuar” në këtë postim edhe dyshen e famshme Mauro Icardi e Wanda Nara, që për momentin nuk kanë replikuar nga kjo shaka e Rossit. Piloti i garave është një tifoz i çmendur i Interit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat