Bes Kallaku flet për jetën si baba

Mediale Vip

Bes Kallaku flet për jetën si baba

Më: 5 mars 2019 Në ora: 17:55
Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj

Prej pak kohësh aktori Bes Kallaku është bërë baba për herë të parë me vogëlushen Ajka. I ftuar në “Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan ai tregoi rreth jetesës tashmë që Ajka ka ardhur në jetë.

Ndër të tjera ai u shpreh se meritën më të madhe për kujdesin ndaj së voglës e ka Xhensila pasi qëndron gjithë kohës me të.

Gjithashtu aktori ka rrëfyer vështirësitë që ka në rritjen e saj sidomos kur fëmija duhet të hajë.

I pyetur nga fëmijët nëse ka qarë kur lindi vajza Besi u shpreh:

“Thonë se burrat nuk qajnë, por vetëm ata që nuk ka ndjenja dhe nuk janë burra nuk qajnë. Për herë të fundit kam qarë para dy javësh kur i preka kicin Ajkës”,-u shpreh Kallaku.

Ai madje tha se i ndërron shpesh pelenat vajzës dhe këtë punë e bën me kënaqësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat