Joe Jones dhe ylli i ‘Game of Thrones’ do të martohen këtë verë

Mediale Vip

Joe Jones dhe ylli i ‘Game of Thrones’ do të martohen këtë verë

Më: 6 mars 2019 Në ora: 11:00
Ilustrim

Rikthimi i grupit të njohur “Jonas Brother” ka bërë që vëllezërit Jonas të jenë në qendër të vëmendjes, e sidomos pas publikimit të këngës së tyre të re “Sucker”. Në klipin e kësaj kënge tre vëllezërit kanë qenë pjesë gjithashtu tre partneret e tyre.

Ndërkohë që Nick dhe Kevin janë të martuar Joe është pyetur se kur do të lidhet në martesë me të dashurën e tij, aktoren e “Game of Thrones” Sophie Turner. Gjatë një interviste me James Corden, ai është përgjigjur se këtë vit pritet t’i japë fund beqarisë. “Do të martohemi këtë vit. Do të ketë një dasmë gjatë verës dhe jam duke e pritur me padurim”,-ka thënë entuziast Joe.

Ndërkohë sipas “UsWeekly” në një shkrim të publikuar një vit më parë thuhet se çifti do të thonë betimet e tyre në Francë. Për Sophien ky është një moment shumë i mirë në karrierë pasi më 14 prill transmetohet sezoni i fundit i“Game of Thrones”, promo i të cilit u publikua dje nga HBO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat