Aktori i njohur sheh vdekjen me sy!!! Kalon makthin që mund ta kemi të gjithë!

Mediale Vip

Aktori i njohur sheh vdekjen me sy!!! Kalon makthin që mund ta kemi të gjithë!

Më: 8 mars 2019 Në ora: 07:24
Jason Momoa me zjarrefiksin

Jason Momoa, tashmë njihet si një superhero. Për shumë të vegjël dhe të rritur ai përfaqëson superheroin “Aquaman”, shumë të dashur nga seria e filmave Marvel. Por, ditën e djeshme, aktori nuk u ndje i tillë. Madje kaloi një situatë shumë të vështirë.

Ndërkohë që ishte duke fluturuar me avionin e tij personal në shoqërine e disa miqve, drejt Phoenix-it, në Nevada, i është dashur të bëjë një ulje emergjence, pasi rrezikonte qe mjeti të merrte flakë për shkak të një defekti në motor.

“Patëm një vonesë të vogël” ka thënë aktori, duke e marrë pak me humor për shkak të situatës së frikshme të krijuar. “S’kishim vetëm një gjysëm ore që ishin ngritur në fluturim, kur avioni na mori flakë.”Pasi u qetësua gjendja, ai pozoi me një nga zjarrfikësit që i erdhën në ndihmë, madje njëri nga zjarrfikësit nuk nguroi ta postojë këtë foto dhe në profilin zyrtar të zjarrfikësve të Palm Spring-ut me diçiturën “Është bukur të takosh njerëz të njohur dhe të thjeshtë.”

Aktori 39 vjeçar, i njohur dhe për sensin e humorit dhe thjeshtësinë është i lidhur me aktoren Lisa Bonet me të cilën sfiloi në tapetin e kuq gjatë ceremonisë gala të ndarjeve të çmimit Oskar, ku padyshim la gjurmë me kostumin e kadifenjtë ngjyrë bojeqielli Fendi, dhe ajo që ishte më e veçanta, lançoi trendin e aksesorëve të flokëve për meshkujt, kjo në nder të Karl Lagerfeld-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat