Këngëtarja e njohur e Kosovës, e shokuar për djalin e saj, shpërthen me akuza të rënda!

Mediale Vip

Këngëtarja e njohur e Kosovës, e shokuar për djalin e saj, shpërthen me akuza të rënda!

Nga: K. Goca Më: 15 mars 2019 Në ora: 13:27
Anduena Tahiri

Është shumë e stresuar këngëtarja e mirënjohur Anduena Tahiri, e cila nuk mund t’i besoj as syve dhe as veshëve se çfarë ka përjetuar gjatë ditës së sotme. Është e tmerruar për atë çfarë ka parë, për sjelljen ndaj djalit të saj, Enzos. Nuk mundi të duroj Anduena për skandalin që ndodhi sot, e cila ka shkruar një letër të gjatë në profilin e saj. Ajo hodhi akuza të rënda.  

"Të gjithë fëmijët i zgjojmë me dashuri dhe vullnet për ti nisur nëe shkollë. Me të arritur tek ky objekt edukativo-arsimor ku në vend se fëmija të trajtohet siç dhe e meriton, si qenie engjëllore, trajtohet si “kafshë”. Sot në shkollë kishte gara, dhe djali im Enzo nuk ishte pjesë e tyre, por dëshira e tij e madhe ishte që të ishte prezent gjatë mbajtjes së tyre. Të paktën kur kemi fëmijë kaq të interesuar për të mësuar diçka të mirë, edhe neve si prindër nuk mërzitemi aspak, po qe në fund të botes, mundohemi ta realizojmë dëshirën e fëmijëve tanë. Sapo hyra në klasë, me një përshëndetje të ëmbël siç edhe e kam zakon&edukatë, marr hapin dhe pyes Komisionin që ishin prezent se a ka mundësi që të qëndroj djali im dhe të shikoj se si ecën procedura e garave, po ashtu dhe të mësoj diçka të mirë. Opaa papritmas u nxe situata, dhe e dini pse?

Sepse këto gara nuk janë aspak në nivel, janë gara me të cilat fëmijët mashtrohen, demotivohen, gara me të cilat me fëmijët tanë manipulohet. Duke e ditur këtë njëra nga mësimdhënëset që ishte pjesë e grupit aty, akoma pa mbaruar fjalën, u mundua të me nderpres dhe me injoroi aq keq, ndërsa një tjetër afër bënte me duar duke me injoruar, gjersa me fjalë mundohej të arsyetohej. Pra këto gara nuk kanë kurrfarë perspektive, kështu kur ka interesim, duhet te ta kthejnë me injorim.

Image

Enzo

Si për çudi! Te them të drejtën shkolla është shndërruar në krim, u tmerrova nga një gjest i tillë. Me erdhi turp nga djali im, dhe si i ndryshoi fytyra kur shihte një pas një tek gjuanin fjalë të pahijshme, duke mos kontrolluar fjalorin e tyre. Niveli arsimor në vendin tonë me të vërtet është i shkallës më të ulët, dhe kjo nuk është për arsye se fëmijët- nxënësit tanë nuk mësojnë, por mësues të tillë të cilët janë të pa përgatitur profesionalisht, dhe si për sherr kanë një copë letre të nënshkruar ku figuron se janë të përgatitur në mënyrë të tillë, e kjo copë letre e quajtur “Diplomë” në ditët e sotme po na kushton edhe jetën e fëmijëve tanë.

Mësuesi duhet të jetë edhe pedagog momentin që zgjedh shkollën, afërsia, sjellja dhe dashuria me fëmijët është primare, pastaj padyshim që mësimi dhe aktivitetet shtesë që me vetë dëshirë duhet ti realizojë. Më vjen keq që 90% janë të tillë, dhe një 10% të cilët na kanë shpëtuar, dhe janë të udhëzuar në rrugë të drejtë, pasi nisën nga familja e ngushtë e deri tek fëmija. Kërkoj falje këtu nuk e përfshi mësuesen e Enzos, pasi që ajo është e mrekullueshme, dhe respekt të madh shpreh ndaj A. Nuredini anëtare e komisionit, ishte me e reja aty, shumë e respektuar dhe me nivel të lartë edukate. Prandaj këtë vend vetëm rinia jonë mund ta çoj përpara, dhe jo drejtë degradimit të shoqërisë.

Fëmijët tanë kanë ëndrra, vizione dhe qëllime për të ardhmen, por njerëz të tillë na i keqtrajtojnë aq keq fëmijët edhe para syve, saqë ne nganjëherë detyrohemi të heshtin edhe ndaj padrejtësive, sepse nuk kemi mbështetje ligjore, dhe pastaj luajnë me fëmijët tanë si të ishin kukulla teatri. E shokuar nga kjo që përjetova sot, qoftë e fundit, dhe mos i ndodhtë askujt të përjetoj raste te tilla”, shkruan Anduena.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat