Orinda Huta zbulon sa miliona ka fituar nga muzika

Mediale Vip

Orinda Huta zbulon sa miliona ka fituar nga muzika

Më: 17 mars 2019 Në ora: 14:44
Orinda Huta

Orinda Huta e nisi karrierën si këngëtare para shumë vitesh, por hiti që i solli famën është “Tani e Di”. Me këtë projekt muzikor u prezantua në festivalin “Kënga Magjike” në vitin 2002.

Që prej asaj kohe, ajo vijoi të sillte këngë të tjera dhe të performonte në klube e koncerte të ndryshme. Në intervistën për “Mos i fol shoferit”, këngëtarja ka rrëfyer se sa miliona ka fituar nga muzika, pa hezituar të tregojë shifrën.

Orinda Huta: Për vitet që kam kënduar unë, 25 – 30 milionë në vit.

Ka kohë që Orinda është shkëputur nga muzika dhe ka nisur karrierën si moderatore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat