Këngëtarja Morena Taraku ka konfirmuar përmes një historie personale se mjekësia është një ndër hallkat më problematike jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë.
Morena ka treguar se shëndeti i babait të saj është rrezikuar nga mungesa e standarteve mjekësore në Kosovë.
Më tej, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në “Insta Story” edhe faktin sesi “American Hospital” në Stamboll të Turqisë bën pazare me shëndetin.
“Ky spital bëri pazar për dy vite me radhë me shëndetin e babait tim, duke ndryshuar çmimet normale dhe duke i konvertuar ato sipas qejfit. Është hera e dytë që ky spital më zhgënjen duke bërë pazar me shëndetin e babait tim. Ndoshta s’jam e para shqiptare që më shkelin në këtë mënyrë, sepse ka dhe shumë shqiptarë të tjerë që kurohen në këtë spital. Japin çmime në euro dhe i kalkulojnë si të duan, përderisa gjendemi në Stamboll dhe këtu përdoret lira turke. S’kanë faj këta, por mjekësia jonë e turpshme që duhet njerëzit e sëmurë të ikin nga Kosova për shërim… e atëherë normal që bëjnë pazar me ne”, ka shkruar ajo.