“Defektet” e Adrola Dushit – sipas shoqes së saj, Kristina Bakiu

Mediale Vip

“Defektet” e Adrola Dushit – sipas shoqes së saj, Kristina Bakiu

Më: 25 mars 2019 Në ora: 16:00
Adrola Dushi

Dy modelet e famshme shqiptare, njëkohësisht dhe mikesha të ngushta prej disa vitesh, Adrola Dushi dhe Kristina Bakiu, kanë thënë shumëçka për njëra-tjetrën gjatë pjesëmarrjes në një emision televiziv, edhe pse në kuadrin e humorit.

Gjatë pjesëmarrjes në emisionin “E Diell” në Top Channel, Kristina i ka treguar disa “defekte” të shoqes së saj.

Adrola i bën të gjitha paratë rrush e kumbulla duke blerë rroba. Edhe pse Kristina është munduar ta mbajë kuletën herën e fundit që të mos joshet nga dyqanet, Adrola sërish e ka gjetur një zgjidhje. I ka marrë lekët borxh dhe ka bërë shoping.

Edhe pse Adrola Dushi ruan linjat perfekte për hir të profesionit të modelingut, ajo nuk tregon fare kujdes për ushqimin.

Ha çfarë t’i dalë përpara! Hamburgerët, patatinat, çokollatat dhe çdo ushqim tjetër që konsiderohet i pashëndetshëm, Adrolës i shijon kaq shumë sa s’ka të shkojë – ka thënë Kristina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat