Lidhja e Amit dhe Ermalit, në fillimet e veta nuk paska qenë “mjaltë”!

Mediale Vip

Lidhja e Amit dhe Ermalit, në fillimet e veta nuk paska qenë “mjaltë”!

Më: 31 mars 2019 Në ora: 17:13
Ermal Mamaqi dhe Ami

Prej disa ditësh në kinema po shfaqet suksesshëm filmi shqiptar i zhanrit komedi romantike “2 Gisht Mjaltë” me protagonistë kryesorë, Ermal Mamaqin dhe Elvana Gjatën.

Mamaqi teksa ishte në “E Diell” në Top Channel për të folur për prapaskenat e këtij filmi na zbuloi se fillimet e lidhjes së tij me Amin nuk ka qenë “fushë me lule”. Prej 9 vitesh të martuar me njëri-tjetrin, Mamaqi tregon:

“Lidhja ime me Amin në kohën kur ne u dashuruam për herë të parë dhe e kuptuam që ishim për njëri-tjetrin, nuk ka qenë e lehtë sidomos për mua, por edhe për të” – ka rrëfyer ai.

“Kemi pasur shumë vështirësi, për disa arsye, por tani unë besoj se periudhën e keqe, pra atë që ndodhet poshtë “2 gisht mjaltit”, e kemi kaluar në fillim kështu që tani, në martesën tonë, kemi vetëm mjaltë” deklaroi showmen-i shqiptar.

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi konsiderohen si një ndër çiftet më të pëlqyer dhe më të komentuar të publikut. Ata janë prindër të dy fëmijëve, Joeli dhe Sia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat