Këngëtarja nga Shkupi, Adelina Tahiri ka qenë emri më i përfolur këtë periudhë në mediat rozë.
Që pas lindjes së djalit, Tahiri i është përkushtuar tërësisht familjes së saj, duke lënë anash muzikën për pak kohë.
Komentet negative kanë qenë të shumta në drejtim të saj, e krejt kjo pasi ajo u martua me një maqedonas.
E ftuar në emisionin “Mirage” këngëtarja nga Shkupi ka folur edhe për komentet negative që merr në rrjete sociale nga njerëzit.
“Nuk është e lehtë, sidomos për një femër shqiptare, s’është aspak, por një njeri i fortë i përballon të gjitha, sidomos një njeri me përkrahje të madhe. Kur je dashuruar prej këmbëve deri në kokë, ke përkrahje dhe dashuri, i përballon të gjitha”, tha Tahiri.