Falimenton gjiganti i modes: Cavalli mbyll dyqanet pa asnjë paralajmërim

Mediale Vip

Falimenton gjiganti i modes: Cavalli mbyll dyqanet pa asnjë paralajmërim

Më: 22 prill 2019 Në ora: 22:56
Roberto Cavalli

Pak pasi njoftoi se po përpiqet të nënshkruajë një marrëveshje me një investitor për të parandaluar falimentimin, Roberto Cavalli ka mbyllur dyqanet e tij në SHBA dhe ka pushuar punonjësit pa asnjë paralajmërim.

Marka e njohur e modës me bazë në Firence, e famshme në mbarë botën, njoftoi më 29 mars se kishte për qëllim të paraqiste një plan për të lejuar biznesin të vazhdojë ndërsa kërkonte investime të reja.

“New York Times” raporton se Cavalli mban 10 përqindëshin e fundit të markës, ndërkohë që drejtori i fundit kreativ i Cavalli-t, Paul Surridge, u largua javën e kaluar pas dy vjetësh si pjesë e shtëpisë së modës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat