Charlize Theron ka vendosur ta rritë si vajzë fëmijën e saj transgjinor

Mediale Vip

Charlize Theron ka vendosur ta rritë si vajzë fëmijën e saj transgjinor

Më: 23 prill 2019 Në ora: 17:45
Charlize Theron

Pasi rrëfeu së fëmija i saj, Jackson, është transgjinor, Charlize Theron ka thënë se ka vendosur ta rritë atë si vajzë.

“Edhe unë kam menduar se është djalë, derisa nuk më shikoi kur i kishte tre vjet dhe më tha se nuk është”, ka thënë aktorja për Daily Mail.

Edhe pse ka lindur djalë, fëmija i ka thënë Theronit se ndihet si vajzë dhe për këtë arsye, ajo ka vendosur ta rritë ashtu si dëshiron fëmija dhe tash thotë se i ka dy vajza.

“Kanë lindur ashtu si kanë lindur, ndërsa ku dhe si do të gjenden gjatë rritjes, nuk është diçka për të cilën do të vendosja unë, por vet ato”, ka thënë Charlize.

Më tej, 43-vjeçarja ka shtuar se puna e saj e vetme është që të jetë prind i tyre dhe t’i dojë, si edhe të kujdeset që të kenë gjithçka që kanë nevojë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat