“Tmerri i armikut”, Afrim Muçiqi i veshur me uniformën e UÇK-së

Mediale Vip

“Tmerri i armikut”, Afrim Muçiqi i veshur me uniformën e UÇK-së

Më: 26 prill 2019 Në ora: 22:12
Afrim Muçiqi

Këngëtari i mirënjohur i muzikës popullore, Afrim Muçiqi është ndër këngëtarët më të pëlqyer të estradës muzikore.

Ai është pjesë e skenës muzikore qe shumë vjet dhe i kërkuar e i dashur ai mbetet edhe sot. Duke qenë se është mjaft i pëlqyer, këngëtari i mirënjohur ka edhe shoqëri me shumë kolegë të estradës, me të cilët edhe publikon imazhe të ndryshme.

Për dallim nga herat tjera,kur publikon këngëtari, kësaj radhe reperi i njohur Don Arbas postoi një imazh të bukur të Muçiqit, i cili shihet i veshur me uniformën e UÇK-së.

“Komandant kusija tmerri i armikut”, shkroi reperi sipër imazhit të Afrim Muçiqit, të cilin e postoi sot në instastory për 10 mijë e 700 ndjekësit e tij.

Kujtojmë që Afrim Muçiqi është i martuar me këngëtaren, Halime Manin, me të cilën ka një djalë, ndërsa tre djemë i ka nga dy martesat tjera. “Fatush”, “Dadush”, “Ne po ndahemi”, “Ti beqar, unë beqar”, e projekte tjera janë të interpretuara aq bukur nga këngëtari i mirënjohur.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat